Momente tensioni dhe përplasje janë shënuar disa herë paraditen e sotme para Teatrit Kombëtar mes artistëve dhe qytetarëve që nuk duan shembjen e Teatrit dhe policisë së Shtetit. Që në orët e para të mëngjesit policia kishte rrethuar institucionin dhe artistët denoncuan se ishin dhunuar nga policia për tu larguar dhe liruar hyrjen disa punonjësve të administratës që ishin ngarkuar me procesin e invetarizimit të materialeve.
Artistët kërkuan të hynin brenda për të parë se çfarë po ndodhte brenda ambienteve të Teatrit por ata nuk u lejuan nga policia. Kjo shkaktoi disa herë përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve.
Të ndodhur në këto kushte, regjisori Edmond Budina, mes emocioneve dhe dridhjes së zërit kërkoi ndihmën e të gjithëve për të mos lejuar prishjen e Teatrit.