Koreja Veriore ka kryer testimin e dy raketave me rreze të shkurtër veprimi mëngjesin e 25 korrikut, ka thënë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore.
Të dyja raketat janë nisur nga qyteti bregdetar Wonson në lindje të Koresë Veriore dhe kanë fluturuar 430 kilometra para se të arrinin në det.
Ky ka qenë hapi i parë i Penianit në më shumë se dy muaj, prej kur lideri koreano-verior, Kim Jong-un dhe presidenti amerikan, Donald Trump janë pajtuar për të rikthyer negociatat për denuklearizim.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka cituar një zyrtar koreano-jugor të mbrojtjes të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë hetuar njërën nga raketat. Ministri japonez i Mbrojtjes, ka thënë se Tokio nuk ka gjetur ndonjë objekt në territorin e saj apo në zonën ekonomike.
Megjithatë, sipas ministrit, nëse raketat kanë qenë balistike, atëherë këto veprime janë në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Bisedimet për denukealizim mes Trumpit dhe liderit koreano-verior janë bllokuar pas takimit të dytë të mbajtur në muajin shkurt.