Praga po i mirëpret turistët me gjithë kufizimet e udhëtimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

A duket kështu një verë post-pandemike?

Në Republikën Çeke turizmi duket se po i kthehet normalitetit me restorantet dhe hotelet që janë hapur. Maskat më nuk kërkohen në mjedise të jashtme dhe shumë njerëz po kalojnë kohën në sheshe. Dhe kësaj situate më së shumti i janë gëzuar bizneset.

Rrugët më të njohura në qendrën historike të qytetit ende janë plot me turistë, derisa po shfrytëzojnë rastin të shkrepin fotografi para Orës Astronomike dhe në pjesën më të vjetër të qytetit.

Qindra operatorë ende po punojnë. Megjithatë në urën Charles ka një shenjë se gjërat nuk janë si dikur. Midis ditës në kryeqytetin çek ka shumë çifte që dorë për dorë shëtisin përgjatë rrugëve me kalldrëm. Dhe pavarësisht pamjeve shpresëdhënëse, numri i vizitorëve ka rënë theksueshëm apo për rreth 70 për qind krahasuar me vitin 2019.

Share This Article