Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot nënshkroi dekretet për hapjen e dy vendkalimeve kufitare me Greqinë, përkatësisht vendkalimin kufitar Majden – Promahoi dhe vendkalimin kufitar Markova Noga-Lemos
“Presidenti Pendarovski konsideron se hapja e vendkalimit kufitar Majden-Promahoi dhe vendkalimit kufitar ‘Markova Noga’- Lemus mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, do të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse bilaterale mes dy shteteve do të kontribuojë për zhvillimin e bashkëpunimit tejkufitar dhe do ta lehtësojë komunikimin e popullatës që jeton në rajonin e dy vendkalimeve kufitare”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.
Në kumtesën e Presidencës, citohet se presidenti Pendarovski pret nga institucionet kompetente të japin kontribut maksimal për realizimin e aktiviteteve të parashikuara dhe hapjen sa më të shpejtë të dy vendkalimeve kufitare./Alsat/