Një avion i Forcave Ajrore Italiane C-130J Super Hercules i përdorur si pjesë e një operacioni evakuimi në Afganistan është qëlluar menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Hamid Karzai i Kabulit.
Një gazetar italian që udhëtonte në avion i tha Sky 24 TG se aeroplani mbante gati 100 civilë afganë kur u qëllua disa minuta pasi u ngrit të enjten, 26 gusht nga aeroporti i Kabulit.
Burime për Reuters bënë me dije se nga incidenti nuk pati persona të lënduar.
Megjithatë agjencia më vonë raportoi se inteligjenca italiane besonte se të shtënat kishin qëllim shpërndarjen e turmës para aeroportit, duke cituar një burim qeveritar.