Dita e djeshme ishte shumë intensive për Cristiano Ronaldon.
Në një ditë portugezi u largua nga Juventusi, u raportua se po negocion me Manchester Cityn derisa në fund përfundoi në Manchester United, duke u rikthyer pas 12 sezonesh në Old Trafford.
Duke qenë se ishte një ditë shumë intensive, me lajme të befasishme, firma e Ronaldos me United ishte shumë e bujshme dhe në rrjetet sociale shpërthyen reagimet dhe aktiviteti.
Ai që fitoi më shumë ishte klubi anglez. Vetëm disa orë nga zyrtarizimi i Cristiano Ronaldos, Manchester United tani ka më së paku 6 milionë ndjekës më shumë në Instagram. Më shumë se një milionë në Twitter e mbi 655 mijë në Facebook.
Përveç kësaj, me kthimin e CR7, janë rritur edhe aksionet e klubit.
Sipas Joe Pompliano, aksionet e Manchester United janë rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.