Ronaldo theu telefonin e një tifozi pas humbjes me Evertonin

albnews
By
1 Min Read

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është duke u akuzuar se theu telefonin e një mbështetësi pas humbjes nga Everton.

Manchester United pësoi humbje me rezultat 1:0 në udhëtim te Everton, duke bërë një tjetër hap mbrapa në garën për top katërshe.

Ronaldo në këtë ndeshje pavarësisht tentimeve, assesi nuk arriti të gjejë rrugën drejtë golit, e kjo situatë e ka zemëruar 37-vjecarin.

Në një video të publikuar nga “ESPN”, shihet momenti kur CR7 thyen për toke telefonin e një tifozi, derisa hynë brenda në tunel shumë i zemëruar.

Share This Article