Një 26 vjeçare, e cila eci në ujërat termale të Parkut Yellowstone, SHBA është dënuar me shtatë ditë burg, shkruan CNN.
Madeline S. Casey, 26 vjeç, u deklarua fajtore për kryerjen e veprës kundërvajtëse, sipas një deklaratë të prokurorit amerikan për qarkun e Wyoming.
“Megjithëse një ndjekje penale dhe 7 ditë burg mund të duket dënim i ashpër është më mirë sesa të shtrohesh në spital për djegie,” tha prokurori amerikan Bob Murray.
“Toka është e brishtë dhe uji mund të shkaktojë djegie të rënda ose fatale. Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur nga djegiet pasi hynë në ujërat termalë të Yellowstone,” tha zëdhënësi i parkut Morgan Warthin në një deklaratë.
Casey do të paguajë 2,040 dollarë gjobë, sipas njoftimit të gjykatës.