Biden: Kishte ardhur koha që misioni në Afganistan të përfundonte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti “suksesin e jashtëzakonshëm” të misionit të evakuimit të amerikanëve dhe aleatëve të tyre nga Afganistani, gjatë një fjalimi solemn në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me përfundimin e luftës më të gjatë të SHBA-së.

“Asnjë vend nuk ka arritur ndonjëherë diçka të tillë në histori”, tha presidenti amerikan.

“Suksesi i këtij misioni është për shkak të talentit të jashtëzakonshëm, trimërisë dhe guximit vetëmohues të ushtrisë së SHBA-së, diplomatëve tanë dhe profesionistëve tanë të sigurimit”, shtoi Biden.

“Kishte ardhur koha t’i jepnim fund kësaj lufte. Ka një botë të re dhe ne duhet ta mbrojmë SHBA-në nga kërcënimet e reja. Strategjia jonë duhet të ndryshojë”.

“Ishte një rekomandim njëzëri nga të gjithë komandantët e personelit dhe ata në terren për t’i dhënë fund misionit tonë të evakuimit, siç ishte planifikuar, si mënyra më e mirë për të mbrojtur jetën e ushtarëve tanë dhe për të siguruar perspektivën e largimeve civile”, vazhdoi më tej ai.

Biden siguroi se SHBA-ja mbetet e vendosur për të evakuuar amerikanët e mbetur në Afganistan, numri i të cilëve vlerësohet në mes 100 dhe 200.

Share This Article