Edhe pse Pandeli Majko u zotua se e kishte çuar gati në përfundim procesin për të arritur votën e emigrantëve, me prezantimin e sotëm, u mësua se Ministria e Shtetit për Diasporën është reduktuar. Majko largohet nga qeveria duke u mjaftuar me postin e kandidatit për kryesinë e PS. Bashkë me Majkon u larguan nga kabineti edhe 5 emra të tjerë.
Të larguarit nga qeveria:
Blendi Klosi largohet nga posti i ministrit të turizmit
Anila Denaj largohet nga posti i ministers së financave
Pandeli Majko- ikën pasi reduktohet ministria e shtetit për Diasporën
Erion Braçe– zv kryeministër
Etilda Gjonaj-ministre drejtësie
Eduard Shalsi– ish-ministër shteti për sipërmarrjen.
Ajo që ishte një nga kartat kryesore me të cilat Partia Socialsiste mori pushtetin, siç është vota e emigrantëve është lënë jashtë vëmendjes në mandatin e tretë ku premtohet se do të arrihet maja.