Suedia ka rivendosur kufizime të hyrjes për udhëtarët nga Kosova dhe pesë vende të tjera, por do të ketë rregulla më të buta për njerëzit e vaksinuar.
Qeveria suedeze sot zgjati zyrtarisht ndalimin e hyrjes në Suedi të udhëtarëve nga shtetet jashtë BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane deri më 31 tetor, siç raportoi The Local javën e kaluar.
Ekzistojnë disa përjashtime nga ndalimi, përfshirë ata që udhëtojnë për arsye specifike, si dhe nga vende të caktuara, por gjashtë vende u hoqën të enjten nga lista e “vendeve të sigurta”: Kosova, Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, bazuar në rritjen e infeksioneve me COVID-19 në këto vende. Nga 6 shtatori, ndalimi i hyrjes në Suedi do të zbatohet edhe për këto vende.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që të gjitha udhëtimet nga Kosova dhe pesë vendet e tjera do të ndalohen, pasi udhëtarët mund të bien në një kategori tjetër të përjashtuar, siç është udhëtimi për arsye urgjente familjare ose nëse ata kanë nënshtetësi të BE-së ose një leje qëndrimi suedeze.
Qeveria suedeze ka premtuar se shumë shpejt do të ketë masa lehtësuese për personat e vaksinuar, por për momentin nuk ka asnjë dallim mes atyre që janë vaksinuar dhe ata të pavaksinuar.
Vendimi për të rivendosur kufizimet në këto gjashtë vende erdhi pas rekomandimit të BE-së.