Romelu Lukaku ka shkuar në kuotën e 66 golave për Belgjikën.
Sulmuesi i Chelseat, Lukaku, të enjten në mbrëmje shënoi dy herë në fitoren me rikthim në udhëtim te Estonia, 5:2.
Kapiteni i Estonisë, Mattias Kait, e shënoi golin e parë në Tallin, por Hans Vanaken i Belgjikës, i barazoi shifrat.
Belgjika, që është në vendin e parë në renditjen e FIFA-s, shënoi nëpërmjet Lukakut në minutën e 29-t.
Gjiganti i sulmit ishte realizues edhe i golit të tretë, në ndeshjen e 99 me shtetin e tij.
Axel Witsel dhe Thomas Foket shënuan për “djajtë e kuq”, para se Erik Sorga ta vuloste rezultatin final.
Belgjika e kryeson Grupin E me 10 pikë nga katër ndeshje. Republika e Çekisë është e dyta me shtatë pikë, pasi e mposhti Bjellorusinë 1:0.
Uellsi, që nuk luajti të enjten në mbrëmje, ka tre pikë pas dy ndeshjeve.