Bledian Krasniqi shkëlqen në fitoren e Zuerichut

albnews
By
1 Min Read

Zuerichu ka shënuar fitoren e radhës në elitën e futbollit zviceran. Zuerichu e mposhti në udhëtim Lausannen me rezultatin 3:1, të shtunën.

Protagonist në këtë takim ishte Bledian Krasniqi, që dha dy asistime.

Degand Gnonto realizoi në minutën e 12-t për 1:0, pas asistimit të Krasniqit.

Krasniqi asistoi edhe në minutën e 33-të te Gnonto, që shënoi për 2:0.

Antonio Marchesano shënoi golin e tretë për Zuerichun.

Te Zuerichu titullarë ishin edhe Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu, derisa Krasniqi luajti 89-të minuta.

Pas kësaj fitoreje Zuerichu është lider me 37 pikë pas 17 ndeshjeve, derisa Lausanne mbetet në pozitën e nëntë me 12 pikë.

Share This Article