Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeparlamentar Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen tragjike të familjarit të tyre, Arian Dacit, i cili humbi jetën nga rënia e ortekut të borës në Brezovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se është lajm tejet pikëllues vdekja e Arian Dacit.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.

Arian Daci humbi jetën sot nga rënia e një orteku të borës në Brezovicë. Bashkë me Dacin, orteku e ka zënë edhe Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply