Britania nuk do ta njohë qeverinë talebane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe nuk i njeh talebanët si qeveri në Afganistan, por do t’i mbajë kanalet e komunikimit të hapura, ka thënë sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.

Ai këto deklarata i bëri në një konferencë shtypi në Pakistanin fqinj, duke shtuar se kjo është e nevojshme për të ndihmuar njerëzit që ende kërkojnë të ikin nga Afganistani.

“Ka raste të veçanta të pazgjidhura në të cilat nuk do të hyj për shkak të ndjeshmërisë, por ne duhet të jemi në gjendje të kemi atë dialog”, thotë ai.

Ai zotohet se Britania do të “marrë përgjegjësitë tona humanitare” mes shqetësimeve se vendet fqinje me Afganistanin mund të shohin një numër të madh refugjatësh.

“Ne gjithashtu do të mbështesim ato vende që përballen me kërkesat më të mëdha nga ata që mund të zhvendosen në javët në vazhdim”, thotë ai.

Sipas raportimeve të fundit, talebanët pritet ta formojnë sot qeverinë. 

Share This Article