Është konstituar sot këshilli i ri i bashkisë Fier pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, dy anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit, si dhe sekretarët. Në mbledhjen e sotme ka kryer betimin edhe kryebashkiaku i Fierit për një mandat të dytë, Armando Subashi.
Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Gjithashtu ditën e sotme u caktuan edhe 8 anëtarë të këshillit të qarkut. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i bashkisë Fier, sot janë 51 anëtarë.
Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit ka qenë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe deputetë të tjerë të qarkut./TCH/