Përmbyten rrugët në Lushnje e Lezhë

albnews
By
1 Min Read

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin në këtë fillim vjeshte kanë sjellë edhe problematikat e para. Në Lushnje kanë mjaftuar 10 minuta reshje intensive që rrugët e qytetit të përfundojnë nën ujë.

Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore dolën jashtë funksioni për rreth gjysmë ore.

Kjo solli radhë të gjata automjetesh.

Reshjet e dendura të shiut sollën probleme edhe në Lezhë, konkretisht në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”.

Uji ka vërshuar në mënyre të menjehërshme duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Share This Article