Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo i konsideruar si një aleat besnik i Donald Trump, nuk e përjashtoi sot mundësinë për të kandiduar një ditë për president të SHBA-së.
“Asnjëherë nuk kam qenë në gjendje të parashikoj se cila do të jetë detyra ime e radhës dhe mendoj se vlen edhe për këtë rast”, tha ai si përgjigje ndaj një pyetje mbi ambiciet e tij presidenciale gjatë Klubit Ekonomik të Uashingtonit.
“Por nëse mendoj se mund t’i shërbejë, nuk ka asgjë që nuk do të bëjë për Amerikën”, shtoi ai.
Duke përmendur 18 vite shërbim federal mes ushtrisë, Kongresit dhe tashmë ekzekutivit, ku ka qenë drejtor i CIA-s në fillim të mandatit të Donald Trump para se të emërohej sekretar i Shtetit, ai u shpreh se ndjen një detyrë kundrejt SHBA-së.