Paris Saint-Germain nuk duket se do të ndahet me sulmuesin francez, Kylian Mbappe dhe ata janë duke bërë gjithçka që ta mbajnë lojtarin në skuadër.
Skuadra franceze nuk është dorëzuar ende dhe pritet që t’i ofrojë sulmuesit një kontratë të re.
Sipas mediave në France, Paris Saint-Germain do të tentojë deri në fund që ta bind Kylian Mbappen që të qëndrojë.
Siç raporton ABC, francezi tashmë ka refuzuar gjashtë oferta tepër të lavërdishme nga skuadra e Ligue 1, me të fundit që ju ofrua e që ishte 80 milionë euro pagë për pesë vite.
PSG do të bëjë edhe një ofertë tjetër në javët në vazhdim derisa ata dëshirojnë që mos ta lejojnë largimin e tij për në Real Madrid pa para në sezonin e tij të fundit.
Sipas të njëjtës media, oferta pritet që të jetë më e madhe se 80 milionë euro pagë në sezon.