Vjosa Osmani publikon video me këngën e Dua Lipës në veturë, artistja shqiptare ia shpërndan në Instagram

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në vizitë zyrtare në Gjermani.

Ajo ndodhet sot (e mërkurë) në ditën e saj të dytë të vizitës zyrtare në Berlin, teksa e shoqëruar nga eskorta gjermane, Osmani duket se zgjedh me kujdes muzikën që dëshiron të dëgjojë në veturën e saj.

E kur jemi te shijet muzikore, duket se presidentja preferon të dëgjojë artistët vendorë me nam ndërkombëtar.

https://www.instagram.com/stories/vjosa.osmani/2663144598156609448/?hl=en

Në një video të publikuar së fundmi në InsatStory, Vjosa ka publikuar pamje nga përbrenda veturës së saj, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Levitating” e Dua Lipës, e cila është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.

“Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë me të parë këtë video, Dua e rishpërndau me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë plot 72.1 milionë në këtë rrjet social.

“Presidentja jonë e di se çfarë ka”, ka shkruar artistja me origjinë nga Kosova në mbishkrimin e videos së rishpërndarë.

Dua përndryshe ka treguar një mbështetje shumë të madhe për Vjosa Osmanin që nga zgjedhja e saj presidente e Kosovës këtë vit, duke u shprehur e lumtur se si shteti i saj ia besoi postin e presidentes një femre.

Share This Article