Burime për Ora News bëjnë me dije se qeveria “Rama 3” do të betohet ditën e nesërme (18 shtator) te Presidenti i vendit Ilir Meta.
Qeveria “Rama 3” u votua në Parlament mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Votimi erdhi pas një seance maratonë diskutimesh e cila nisi pasditen e 16 shtatorit dhe përfundoi rreth orës 06:00 të 17 shtatorit.
Edi Rama mori zyrtarisht mandatin më 11 shtator për të qeverisur vendin për një katër vjeçar të tretë, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 25 prillit.
Dekreti u shpall nga Kreu i shtetit, Ilir Meta, të cilin partia e kryeministrit Rama e shkarkoi me vendim parlamenti, dhe çështja është në Gjykatë Kushtetuese.