Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura deri më 20 shtator, për shkak të rritjes së shifrave nga koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin i cili është publikuar në fletoren zyrtare.
Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme./ATSH/
