Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme, Robert Durst, i cili është subjekt i dokumentarit të krimit “The Jinx”, është dënuar për vrasjen e mikes së tij më të mirë, Susan Berman.
Durst është shpallur fajtor për vrasjen e Bermanit në vitin 2000, pasi ajo ishte munduar të fliste me policinë për zhdukjen e bashkëshortes së tij.
Atëherë në moshën 55-vjeçare, Bermani ishte gjetur e vrarë me plumb në kokë, në shtëpinë e saj në Beverly Hills.
Në pjesën përfundimtare të “The Jinx”, Dursti dëgjohet duke i thënë vetes “Çka dreqin bëra? I vrava të gjithë, sigurisht”.
Disa orë para se të shfaqej episodi i fundit i dokumentarit, autoritetet patën arrestuar Durstin në New Orleans, për vrasjen e Bermanit. Në gjykimin ndaj tij, është lëshuar klipi ku ai dëgjohet duke folur.
Prokurorët e kanë quajtuar Dursin 78-vjeçar “një psikopat narcisist”.
Ndërkohë, Susan Bermani ishte një shkrimtare e krimeve dhe ka punuar si zëdhënëse për Durstin në kohën kur ai u bë i dyshuar për zhdukjen e bashkëshortes së tij.
Sipas prokurorëve, Dursti ka vrarë tre njerëz, derisa i treti është një fqinj i tij i vjetër i quajtur Morrison Black, i cili kishte zbuluar identitetin e Durstit në vitin 2011, derisa po fshihej në Teksas.
Dursti është anëtar i një prej dinastive më të pasura dhe më të fuqishme të pasurisë së patundshme të New Yorkut.
Edhe vëllai i tij, Douglas Durst i cili ka dëshmuar në gjykimin ndaj tij, ka deklaruar në gjykatë se “Ai do të dëshironte të më vriste”.
Dënimi ndaj Durstit do të shqiptohet më 18 tetor.