Autoritetet në La Palma evakuojnë mbi 6 mijë banorë.
Llava e vullkanit po përpin toka të punuara, pyje, shtëpi të zakonshme e luksoze dhe gjithçka gjen para në ishullin La Palma në arkipelagun spanjoll të Kanarieve.
Llava shpërtheu papritur të dielën nga një çarje e re e vullkanit të vjetër Kumbrje Vjeha dhe po përshkon zonat e banuara në qytezën El Paso.
Autoritetet urdhëruan menjëherë evakuimin e mbi 6 mijë banorëve, shtëpitë e të cilëve ndodheshin shtratin që parashikohej të përshkohej nga llava gjigante.
Deri më tani llava ka përpirë 166 shtëpi dhe është shtrirë në një hapësirë prej 1 kilometri katror. Kryeministri Pedro Sançez anuloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ekspertët ende nuk e dinë sa do të zgjasë rrjedhja e llavës. Hera e fundit e shpërthimit të vullkanit në këtë ishull ka qenë 50 vjet më parë.