Lëkundje tërmeti në Korçë

albnews
By
1 Min Read

 Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Korçë dhe në zonat përreth.

Siç bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla Rihter.

Epiqendra e tij ka qenë 3.4 km në jugperëndim të Dardhës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale.

Share This Article