Kurti: Kjo Qeveri duhet të shkojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po e cilëson më të dobtën që nga paslufta.

Kurti tha se qeveria Haradinaj ka vetëm një ministri atë të Infrastrukturës, ngase sipas tij, asfalti është mënyra më e përhapur e vjedhjes.

Por kreu i VV-së, po kërkon nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të intensifikohen veprimet në mënyrë që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe pse thotë se këto dy parti janë duke u koordinuar, por që duhet ende punë. 

“Është vështirë të gjendet ndonjë qeveri me më shumë skandale, korrupsion që nga pas lufta. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit aktual i cili prej emërimit të Rikalos, kontratës së dëmshme me ‘Contur Global’, pastaj prej ratifikimit të padrejtë të demarkacionit, prej faljes së buxhetit të ‘Bechetl&Enkas’”.

 “Kjo Qeveri duhet të shkojë, besoj që koordinimi opozitar midis LDK-së edhe VV-së është duke ecur mirë në Kuvendin e Republikës dhe ky bashkëpunimin duhet të koordinohet të intensifikohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”. 

Kurti nuk ka komentuar nëse do të kishin bashkë me LDK-në një kandidatë për kryeministër, por thotë se duhet të vijë një qeveri e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza e papunësisë dhe moszhvillimit. “I përket burimit të sovranitetit shtetërore, i përket popullit të Kosovës që të vendos se kush çka meriton në vendin tonë, përkatësisht se cila do të jetë ajo qeverisje e cila do të na nxjerr nga kriza si nga ajo e krimit e korrupsionit po ashtu edhe nga ajo e papunësisë dhe moszhvillimit”. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply