ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 21 minutes ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 29 minutes ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 32 minutes ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 1 hour ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Lubonja: Berisha e pësoi nga sistemi që ngriti vetë

albnews by albnews
24 September, 2021
in Albania
0
Lubonja: Berisha e pësoi nga sistemi që ngriti vetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjen Berisha-Basha brenda Partisë Demokratike pas përjashtimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar demokrat.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, Lubonja thotë se ky debat ka marrë vëmendjen e opinionit dhe politikës duke lënë mënjanë çështje të tjera më të rëndësishme siç është korrupsioni. Sipas tij, Berisha ka rënë viktimë e sistemit të korruptuar që e ngriti vetë disa vite më parë.

RelatedPosts

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Sipas Lubonjës, lufta kundër korrupsionit po përdoret si një mekanizëm për të ardhur në pushtet, duke sjellë në vëmendje disa lëvizje politike të kryeministrit Rama në të kaluarën.

“Çështja për mua sot është, kemi një vend që ka një mijë probleme, që ka një korrupsion të jashtëzakonshëm, dhe një qeveri që është mbështetëse e mafies, që po pastron paratë e pista. Në vend që ne të merremi me këtë çështje, që është primare, merremi me një njeri që u hoq, për korrupsion nga amerikanët, pra për korrupsion që vë në rrezik interesat amerikane.

Unë shoh një parti, mazhorancën, që është parti që ka ndërtuar sistemin e korrupsionit dhe që vazhdon të fuqizohet, deri në atë pikë sa ka hyrë dhe krimi në Parlament dhe ka kapur shtetin. Këtu problemi është se a kemi ne një opozitë kundër kësaj mazhorance, apo lufta ndaj korrupsionit është thjesht mjet për pushtet për të eliminuar kundërshtarin.

Më 2011, Edi Rama në opozitë nxori videon, ku dilte i korruptuar Ilir Meta. U vërsulën njerëzit për të djegur kryeministrinë, por pas 2 vitesh, më 2013, kur u bashkua me Ilir Metën, tha se këtu nuk është problem personash, por sistemi.

Bashkëpunoi 4 vite me Ilir Metën, pastaj e merr timon e drejton vetë dhe na ka sjellë në këtë gjendje ku jemi. Këtu kemi të bëjmë me përdorim të korrupsionit për luftë për pushtet. Është skandal që askush nuk flet për ata 60 mijë fëmijë që po ikin, por merren me fëmijët. Unë mendoj se problemi i vërtetë duhet të jenë këto 60 mijë fëmijë, që po ikin nga vendi.

Të mos flasësh për këtë, por të merresh me Berishën, do të thotë t’i shërbesh këtij sistemi, berishizmit. Kemi ndërtuar një sistem korrupsioni, ku çdokujt mund t’i gjesh një gjë ta kapësh. Berisha ka rënë viktimë e berishizmit, si formë që inauguroi me Fatos Nanon, dhe tani po e pëson vetë”, – tha Lubonja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result