Marku – Prodan, forma e dy boksierëve para meçit

albnews
By
1 Min Read

Florian Marku sonte do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Florian Marku dhe Maxim Prodan nuk e kanë shijuar ende humbjen në karrierën e tyre si boksier.

Boksieri shqiptar deri më tani ka regjistruar tetë fitore (gjashtë prej tyre me “nok-aut”) dhe një barazim, kurse ukrainasi ka bilanc prej 18 fitoreve dhe një barazimi. 15 prej fitoreve i ka arritur me “nok-aut”.Reklamë

Të dy boksierët në fjalë janë 28 vjeç. Marku është i gjatë 174 cm, kurse Prodan 173 cm.

Share This Article