Arsenali ka fituar derbin londinez ndaj Tottenhamit, të dielën në “Emirates”, me rezultatin 3:1.
Për “Topçinjtë” kjo është fitorja e tretë rresht në Premier League, derisa për Tottenhamin disfata e tretë.
Në minutën e 12-të pas një aksioni të bukur, Bukayo Saka asistoi te Emile Smith Rowe që shënoi për 1:0.
Në minutë e 27-të vendasit dyfishuan epërsinë. Pierre Emerick-Aubameyangu realizoi pas asistimit të Smith Rowe.
Vendasit shënuan edhe golin e tretë në pjesën e parë. Kësaj radhe shënoi Saka, në minutën e 34-të.
Në pjesën e dytë mysafirët ngushtuan rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Heung Min-Son në minutën e 79-të.
Granit Xhaka në këtë takim luajti deri në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali ka nëntë pikë, aq sa ka edhe Tottenhami.