Kremlini ka publikuar pamje të presidentit rus, Vladimir Putin, duke ecur nëpër pyjet siberiane në fillim të shtatorit. Bashkë me të ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Në pamje, Putini është parë duke ecur, peshkuar dhe lundruar me Shoigun. Putini e bëri këtë udhëtim pas një vizite Lindjes së Largët ruse, ku mori pjesë në Forumin Lindor Ekonomik në Vladivostok.
Ai më parë kishte vizituar pyjet bashkë me Shoigun. Putini është i njohur si një prej liderëve që shpërfaq pasionet e tij, duke u marrë me aktivitete të ndryshme.