Guvernatori i Bankës së Anglisë ngriti sot alarmin për pasojat e një Brexit pa marrëveshje dhe uli parashikimet e rritjes ekonomike për 2019 dhe 2020, marrë shkas nga një pasiguri e krijuar në një kontekst të përkeqësuar ekonomik botëror.
Të gjitha masat e parashikuara në rast largimi të papritur të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk mund të eliminojnë rregullimet themelore ekonomike që do të shkaktonte një skenar i tillë, paralajmëroi Mark Carney, guvernator i Bankës së Anglisë (BoE), gjatë konferencës për shtyp pas vendimit të Institucionit për të ruajtur normën bazë të interesit në 0,75%.
“Cilado qoftë alternativa që vendi do të zgjedhë, është më mirë të kemi një periudhe tranzicioni”, theksoi ai.