E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh edhe se si do të sillet me deputetin Sali Berisha në Kuvend.
Ajo tha se deputetin Berisha do të trajtojë si të gjithë deputetët e tjerë duke respektuar rregulloren e kuvendit.
Erl Murati: Si do të silleni me Berishën në Kuvend, sepse është një deputet që nuk rri urtë. Do të trajtohet si të tjerët?
Nikolla: Berisha do të ketë trajtimin si çdo deputet tjetër në respekt të rregullores, sepse rregullorja është kushtetuta e Kuvendit dhe nuk mund të shkelet. Unë si çdo deputeti tjetër, kohën që i përcakton rregullorja, nuk mund të jetë as i privilegjuar dhe as i diskriminuari. Sigurisht që unë do të kem gjuhën e zbutur dhe komunikimin.