Mëngjesin e së martës, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër drejt detit në brigjet e saj lindore, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.
Raketa e hedhur për testim ndodhi pasi ambasadori i Veriut i tha OKB-së se askush nuk mund t’ua mohojë të drejtën për vetëmbrojtje dhe testim të armëve. Në fillim të këtë muaji Pyongyangu, kryeqytet i Koresë së Veriut, ka testuar raketat balistike dhe ato lundruese.
Forcat amerikane kanë deklaruar se janë në dijeni të lëshimit të raketës, por që nuk përbënte kërcënim për ta apo aleatët, megjithatë, sipas tyre kjo “nxori në pah ndikimin destabilizues të programit të armëve të paligjshme”. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes japonez, siç raporton BBC, ka thënë se predha mund të ketë qenë një raketë balistike, e cila është e ndaluar për t’u përdorur sipas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
Ditë më parë, Kim Yo-jong, motrat e liderit të Koresë Veriore, Kim Jon-un, ka deklaruar se janë të gatshëm t’i rinisin bisedimet me Jugun në rast se ajo i përfundon “politikat e saj armiqësore”.