Paris Saint-Germaini ka fituar përballjën e gjigantëve të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Parkun e Princave”, Parisi fitoi 2:0 ndaj Manchester Cityt. Idrissa Gueye shënoi për 1:0 në pjesën e parë. Ai realizoi gol të bukur me goditje nga zona në minutën e tetë.
Edhe më i bukur ishte goli i superyllit, Lionel Messi, në minutën e 74-t. Për Messin ishte goli i parë te Parisi.
Ai realizoi me goditje të bukur nga distanca, pas një topi të kthyer nga Kylian Mbappe. Në ndeshjen tjetër të grupit A, Club Brugge fitoi 2:1 në udhëtim ndaj RB Leipzigut.