Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, këmbëngul se skuadra e tij pësoi humbje tronditëse 2:1 në shtëpi nga Sheriffi si pasojë e fatit të keq.
Sherrif, klubi moldavian që po merr pjesë në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e vet, tronditi të martën duke e mposhtur gjigantin e kësaj gare 2:1 midis Santiago Bernabeut, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Ancelottit vinte në këtë takim pas triumfit kundër Interit në ndeshjen hapëse dhe trajneri italian vendosi t’i bëjë disa ndryshime në ekipin titullar.
Ai i vendosi mesfushorët Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga në rolin e mbrojtësve të djathtë dhe të majtë, përkatësisht.
Duke folur pas ndeshjes, Ancelotti tha: “Ndeshjen e kishim nën kontroll, ne nuk humbëm sepse e vendosëm Camavingan si mbrojtës të majtë. Ne humbëm për shkak të fatit të keq, për shkak të një rivënie anësore.”
“Më shumë se të brengosur, ne jemi të trishtuar. Ne luajtëm me intensitet dhe përkushtim. Ne humbëm për shkak të hollësive të vogla. Ekipi luajti mirë”, shtoi ai.
Real Madridi tani ka tri pikë në vendin e dytë në grup, të cilit i prin befasia Sheriff me gjashtë pikë.
Interi dhe Shakhtari i kanë nga një pikë në vendet tre dhe katër, përkatësisht.