Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, do të mungojë tre muaj për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen me Tottenhamin në fundjavë, ka njoftuar klubi londinez.
Sipas njoftimit, pas konsultave me specialistët është kuptuar se Xhaka s’ka nevojë për operim në gju.
Rikuperimi i tij do të nisë menjëherë dhe Arsenali ka thënë se synon ta ketë në skuadër pas rreth tre muajsh.