Tifozi i West Bromwich, Simon Silwood, është dënuar me tetë javë burg nga Gjykata e Birmingamit për fyerje raciste ndaj mesfushorit Romaine Sawyers në rrjetet sociale.
Silwood, 50 vjeç, nga Kingswinford, West Midlands, është shpallur fajtor në fillimin e këtij muaji për mesazhe raciste ndaj Sawyers.
Ky është rasti i parë në Britani që një person do të burgoset për abuzim racist ndaj një futbollisti online.
Mesazhi është postuar në 26 janarin e kaluar pas një humbje 5-0 të pësuar nga West Brom ndaj Manchester Cityt.
Gjithashtu, Silwood do të paguajë një dëmshpërblim prej 500 sterlinash për lojtarin dhe 500 sterlina për shpenzimet e gjyqit.
“Shpresoj që ky rast të shërbejë si shembull për të tjerët”, ka thënë Sawyers.

