Parlamenti i kërkon qeverisë të publikojë dokumentet mbi Brexit-in

albnews
By
1 Min Read

Deputetët britanikë votuan sot për të detyruar qeverinë e Boris Johnson që të publikojë dokumente konfidenciale mbi impaktin e një Brexit pa marrëveshje, një tjetër humbje parlamentare për kryeministrin konservator.

Mocioni u miratua me 311 vota pro dhe 302 vota kundër. Ligji i kërkon gjithashtu qeverisë të publikojë shkëmbimet mes përgjegjësve mbi planin e tyre kontrovers për të pezulluar Parlamentin për pesë javë duke filluar nga nesër./ATSH/

Share This Article