ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 5 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 5 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 5 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 15 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

108-vjetori i krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë

albnews by albnews
4 October, 2021
in Albania, Technologji
0
108-vjetori i krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në datën 4 tetor përkujtohet krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, një nga kujdeset parësore të qeverisë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte mëkëmbja e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri, e cila ta zhvillonte veprimtarinë e saj në përputhje me normat e bankave kombëtare të shteteve evropiane.

Pas afro pesë shekujsh robërie, populli shqiptar shpalli pavarësinë e tij kombëtare. Kjo ishte një kthesë e rëndësishme në historinë e tij, e cila pati një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm dhe të shpejtë politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Megjithë gjendjen tepër të vështirë në të cilën ndodhej, qeveria e përkohshme e Ismail Qemalit mori një sërë masash për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.

Politika ekonomike e qeverisë së Ismail Qemalit pati si qëllim t’i vinte në ndihmë sipërmarrjes shqiptare e cila ishte në hapat e parë të saj. Në kuadrin e këtyre masave një rol të veçantë do të luante bashkëpunimi i saj me shtetet e fuqishme perëndimore, për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Më 4 tetor 1913 përfundoi marrëveshja e qeverisë së Ismail Qemalit, për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein, që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian.

“E them me lavdurim – vinte në dukje Ismail Qemali në fjalimin që mbajti në sheshin e mbledhjes në Vlorë,- se puna e Bankës për Shqipërinë është një i dyti fitim, pas lirisë, edhe nga pikëpamja ekonomike dhe politike”. Mirëpo banka veproi për një kohë shumë të shkurtër. Kjo, jo për faj të Qeverisë Shqiptare, por për shkak të zhvillimeve politike që ndodhën me shpërthimin e luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result