Kriza e energjisë, Basha mbledhë grupin parlamentar

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka mbledhur grupin parlamentar.

Mësohet se në mbledhje u diskutua për paralajmërimin për rritjen e çmimit te energjisë dhe krizës energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha u tha deputete se “e rëndësishme është kontakti direkt me qytetarët për të nxitur,inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës për boshatisjen e  xhepave të qytetarëve”.

Kreu i qeverisë Rama ditën e djeshme paralajmëroi në një konferencë të jashtëzakonshme se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.

Share This Article