ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 4 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 4 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 4 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 14 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dy deputetë socialistë së shpejti shpallen ‘non grata’ nga SHBA

albnews by albnews
4 October, 2021
in Albania
0
Kush nuk e votoi dhe abstenoi qeverinë “Rama 3”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke iu shtuar një liste personalitetesh tashmë në listën e zezë të amerikanëve.

Burime konfidenciale të Albanian Post e kanë zbuluar edhe identitetin e dy deputetëve. Por për arsye sigurie, redaksia ka vendosur të mos e zbardhë vendimin e plotë të SHBA-ve në këtë çast.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Vendim ky, i cili vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.

Sipas tij, kompetencat amerikane me shpallje të tilla do të përdoren për të luftuar korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë.

I fundit në “rrjetën amerikane” ishte ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 19 maj 2021 u përcaktua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si persona non grata.

Në të majtë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe në të djathtë, Sali Berisha

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë po ashtu një zë i fortë në qartësimin se misioni i amerikanëve për të ulur korrupsionin në Shqipëri, nuk do të ndalet.

Vendimi i papëlqyeshmërisë

Më 15 shkurt 2018, ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla, iu ndalua zyrtarisht hyrja në SHBA pas një njoftimi të bërë publik nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Donald Trump, Rex Tillerson.

Akuzat amerikane që rëndonin mbi Llallën, ishin ato të korrupsionit ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Përcaktimi i Adriatik Llallës dhe familjes së tij si non grata

Ky ishte edhe vendimi i parë i rëndësishëm i amerikanëve pas fillimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Vendim, i cili u pasua nga një tjetër, më 16 prill 2018.

I akuzuar prej kohësh nga opozita për afera korruptive, DASH-i e përcaktoi ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi, si non grata. Kështu, atij dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.

Akuzat, ishin të njëjta: Aferat korruptive.

Përcaktimi i Tom Doshit dhe familjes së tij si non grata

Më 30 korrik 2019, listës së zezë amerikane do t’i shtohej një tjetër emër, po nga e majta.

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u përcaktua si non grata.

Neni 7031(c) e futi edhe atë në thesin e zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilët janë të papëlqyeshëm për Amerikën.

Përcaktimi i Vangjush Dakos dhe familjes së tij si non grata

Pas një qetësie dyvjeçare, rasti “Berisha” ishte ai i cili shkundi themelet e politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Kjo, edhe pasi ai ishte emri më i madh i politikës, ndaj të cilit ishte marrë një masë e tillë nga Washington-i.

Radhën e kanë dy të tjerë, në një sagë që duket se nuk do të shohë dorëzimin amerikan. Të paktën, jo deri në çastin kur gjithçka të bëhet konform zbatimit të ligjit. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result