Zv. kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur mbrëmë për iniciativën e Minishengenit, që tashmë quhen “Open Ballkan”.
Abazoviq ka thënë se kjo ide është shumë afër ideve të tij personale.
“Ideja e Minishengenit është shumë afër ideve të mia personale. Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale. Në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet ku Vuçic dhe Rama duan që të krijohet një supershtet ose diçka tjetër”, ka thënë ai.
Sipas tij, kufijtë duhet të bëhen të padukshme, por jo të ndryshohen.
“Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij. Nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshme. Ta shihni tabelën “Mirësevini në Shqipëri”, “Mirësevini në Mal të Zi”, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, ka deklaruar Abazoviq në “Opinion”.