Austria i jep mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë për integrim

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, ambasadorin Arno Riedel dhe përfaqësues të kësaj shoqate.

Kreu i shtetit, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, miqësinë e fortë tradicionale mes popujve tanë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta përgëzoi përfaqësuesit e shoqatës, vlerësoi kontributin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin e saj.

Në mënyrë të veçantë, kreu i shtetit falënderoi ambasadorin Riedel dhe përfaqësuesit e Shoqatës Austri-Shqipëri për përkushtimin e tyre në ndihmë të familjeve të varfra të veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër. /ATSH

Share This Article