ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 5 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 5 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 5 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 5 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 6 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

19 mijë banorë ikën nga Maqedonia

albnews by albnews
4 August, 2019
in Maqedonia
0
19 mijë banorë ikën nga Maqedonia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët për çdo ditë po shpërngulen nga vendi. Vetëm në vitin 2018 gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar fatin në Gjermani. Nga ata, 7.812 kanë qëndruar në Gjermani edhe në vitin 2019, ndërsa 10.666 janë kthyer në vendlindje.

Në krahasim me vitin 2017, numri i personave të cilët kanë qëndruar në Gjermani për punë është rritur për 30%, përcjell Dojçe Vele duke u thirrur në informacione të Byrosë gjermane për statistikë. Të dhënat e Byrosë gjermane për statistikë kanë treguar se intensiteti është në rritje i numrit të të shpërngulurve nga Maqedonia, ndërsa ky fenomen – sipas tyre, ka filluar që nga viti 2011 atëherë kur në Gjermani kishin arritur rreth 5679 persona të cilët kishin vendosur të lëshojnë vendin për një jetë më të mirë, mirëpo prej atyre kanë ngelur vetëm 495.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Rritja më e madhe e numrit të të shpërngulurve është regjistruar në vitin 2015 atëherë kur në “tokën e premtuar gjermane” kishin arritur 25 mijë persona vetëm nga Maqedonia. Është vërtetë e frikshme pasi që numri që kanë shkuar në Gjermani nga Maqedonia tani prek shifrën e 100.000 mijë persona.

Dikur pjesë e Jugosllavisë, Ballkani Perëndimor tradicionalisht ka përjetuar nivele të larta emigracioni. Largimi i qytetarëve nga rajoni u rrit në fillim të viteve 1960, një periudhë në të cilën Jugosllavia kishte të njëjtat nivele papunësie me ato nivele që ka rajoni sot. Me shpresën për të lehtësuar presionin në tregun e punës dhe në ekonominë më të gjerë, si dhe duke njohur mundësitë që paraqiten jashtë kufijve të saj, qeveria jugosllave preferoi t’i lejonte punonjësit e papunë të lëviznin jashtë vendit, me mundësinë që ata të fitonin aftësi të reja, të dërgonin remitanca në shtëpitë e tyre, si dhe të ndihmonin në fuqizimin e investimeve vendase.

Në pikun më të lartë, në mesin e viteve 1970, rreth 1.1 milionë punëtorë, shumica e të cilëve nga mosha 20 deri në 45 vjeç, u larguan nga Jugosllavia. Kjo ishte një shifër domethënëse për një komb me rreth 20 milionë banorë. Midis këtyre emigrantëve, pjesa më e madhe e të cilëve burra, kishte shumë fermerë me fare pak arsim, por edhe banorë nga qytetet. Por emigracioni nuk i zgjidhi problemet e qeverisë. Edhe pse punëtorët emigrantë dërgonin remitanca në vendin e tyre, paratë kishin pak ndikim në investime dhe në faktorë të tjerë, të cilët mbështesnin strukturën e ekonomisë. Shumica e parave financonin blerje të mallrave të konsumit. Megjithatë, rrjedhja masive e njerëzve ndryshoi qëndrimet publike ndaj emigracionit, duke hapur dyert për shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, konfliktet e dhunshme dhe një tranzicion i ngadaltë nga një ekonomi e centralizuar te tregjet e hapura nxitën edhe një herë një emigrimin masiv nga Ballkani Perëndimor, duke zgjeruar komunitetet tashmë të mëdha në diasporë. Nga fundi i vitit 2013, 5.7 milionë njerëz me origjinë nga Ballkani Perëndimor jetonin jashtë vendeve të tyre, duke e çuar normën mesatare të emigrimit në rajon në 31.2%.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result