Trajneri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Edoardo Reja është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Hungarisë.
Por trajneri i “kuqezinjve” ka paralajmëtar lojtarët e tij se nuk ka përfunduar ende asgjë.
“Kemi vuajtur deri në fund, rastet duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum. Nuk ka mbaruar asgjë, duhet të mendojmë për Poloninë. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të marrim tri pikë, por nuk kemi arritur asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi ende në lojë dhe jemi gati të luajmë me të gjithë pasi kemi mentalitetin e duhur, krijojmë raste, kemi bërë aksione të mira. Kemi pasur edhe momente negative, por kur të vijnë rastet për gol duhet konkretizuar”, deklaroi Reja.

