Kevin De Bruyne ka thënë se nuk mund të pritet nga Belgjika të garojë kundër Italisë dhe Francës, megjithëse ajo i prin renditjes së FIFA-s për ekipet kombëtare dhe zotërimit të talenteve të lakmueshme.
Belgjika e la të kalojë një mundësi tjetër për ta fituar një trofe të madh, pasi përfundoi vetëm në vendin e katërt në Ligën e Kombeve.
Djajtë e kuq e humbën ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës dhe pastaj takimin për vend të tretë kundër Italisë.
Belgjika mbetet numër një në botë në renditjet zyrtare, por De Bruyne thotë ajo nuk ka shumë lojtarë cilësorë si top ekipet.
“Ne luajtëm mirë kohe pas kohe ndaj ekipeve të mëdha dhe luajtëm me fytyra të reja të cilat bënë punë të mirë”, tha mesfushori i Manchester City De Bruyne.
“Me gjithë respektin, ne jemi vetëm Belgjika. Është gjeneratë e re, neve na munguan Romelu Lukaku dhe Eden Hazardi sot, prandaj duhet të jemi realistë për ekipin që e kemi”, theksoi ai.
“Italia, Franca dhe Spanja i kanë nga 22 lojtarë të mëdhenj për t’i zgjedhur, e ne nuk i kemi”, shtoi ai.
Belgjika i është futur çdo turneu të madh si favorite nga vitit 2014, për shkak të talenteve si De Bruyne, Lukaku, Hazard, Thibaut Courtois, Axel Witsel dhe Dries Mertens.
Megjithatë, ajo e kaloi fazën çerekfinale vetëm një herë, duke e zënë vendin e katërt në Kupën e Botës 2018.