Jamal Musiala ka hyrë në librat e historisë së futbollit gjerman me golin e shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut, të hënën mbrëma në Shkup.
Musiala realizoi golin e katërt në fitoren 4:0 të Gjermanisë, me të cilën siguroi kualifikimin në Botërorin “Katari 2022”. Musiala është futbollisti i dytë më i ri që ka shënuar gol ndonjëherë për Gjermaninë.
Ai realizoi me 18 vjet e 227 ditë. Vetëm Marius Hiller ishte më i ri kur realizoi për Gjermaninë. Hiller i kishte 17 vjet e 241 ditë në vitin e largët 1910. Kishte shënuar në një ndeshje ndaj Zvicrës.
Musiala në të kaluarën ka luajtur për të rinjtë e Anglisë. Por në nivel senior ka vendosur ta përfaqësojë Gjermaninë. Është pjesë e rëndësishme e Bayernit dhe tani edhe e Gjermanisë. Ai ka nëntë paraqitje e një gol për Gjermaninë.