ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 14 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 14 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 17 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 18 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Në qeverisjen e PD ka pasur llum, partia s’mund të bëhet bunker për interesat personale

albnews by albnews
12 October, 2021
in Albania
0
Basha: Nuk kemi një krizë energjetike, por kemi krizë korrupsioni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, ka shpjeguar për gazetarët vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin për përjashtimin e tij nga grupi i PD.

Lulzim Basha: Nokës i kam komunikuar shkarkimin nga detyra si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, nuk e kamnpërjashtuar por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka kundërshtar dhe armik armikun e shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi në të gjithë format dhe mënyrat.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Kemi lançuar iniciativa të shumta opozitare dhe do të lançojmë të tjera për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi dhe Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë të kthejnë PD në një bunker  për interesa persolnal të kujdo qofshin këto.

Ajo çfarë deri sot ishte në kuadrin vetëm të deklaratës së Flamur Nokës për media, sot u konfirmua dhe me zë nga kryedemokrati Basha.

Në qeverisjen e PD-së, tha  Basha, ka pasur llum, ku një pjesë sipas tij është pastruar atëherë por pjesa tjetër ka mbetur e tillë dhe sot.

Sipas tij këta njerëz kanë pazare me kryeministrin Rama dhe i shërbejnë interesave të tij.

Lulzim Basha: A ka patur llum gjatë qeverisjes së PD, padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ja kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncesionet e inceneratorëve, njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë, njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama, dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për ti shërbyer Edi Ramës, apo promovuar nga Edi Rama që këto para të vëna me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne ti përdorë për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e PD se po u bëka presion dmokratëve, kjo është e patolerueshme.

Ta keni të qartë, PD është shpresa e vetme e këtij vendi, shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është moment fondamental ndryshimi.Kushdo që mendon se do e kthejë PD në bunker për interesa personale, që do të ndryshojë orientimin tonë euroatlantik apo që do të thyejë vendosmërinë time për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, siç e thashë, një pjesë e kemni pastruar atëherë por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë mirë kush janë e ku janë dhe se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën.

Kush mendon se do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim e ka shumë ka gabim. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve! Gjithçka që kam bërë dhe po bëjmë është në interesin më të mirë të demokratëve.

Kreu i PD-së mbrojti edhe njëherë vendimin e marrë për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Lulzim Basha: Kush është llumi? Ua tregoj unë tani. Fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët ndërkohë që gjithë beteja jonë është që të mos shkelojmë sakrificat e demokratëve për interesat e askujt, as interesat e mia por edhe akujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim me datën 9 shtator në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij.

Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që nuk kanë fare të bëjnë me socialistët e thjeshtë, por përbëhet edhe nga oligarkë, pronarë mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar.Këta janë llumi i tranzicionit, 30 vjet qeveritë, këta vetëm pasurohen, të tjetër varfërohen.Beteja ime dhe PD është me ta. Kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri.

Deklaratat Basha i bëri pas takimit që pati me Ministren për Evropën dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result