“Pa barriera, pa probleme dhe pengesa, pa asnjë çështje të hapur bilaterale, Maqedonia më në fund mund të bëjë hapa të mëdhenj përpara për zhvillimin e ekonomisë. Tani duhet të punojmë. Të gjithë. Si qeveria ashtu edhe Parlamenti, si qytetarë ashtu edhe biznesmenë. Progresi do të varet vetëm nga ne. Do të mbaj opinga të hekurt, paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro”, tha kryeministri Zoran Zaev në Veles.
Sipas tij, Maqedonia ka kapacitetin dhe duhet ta përdorë atë, duhet t’i mundësojë njerëzve që të fitojnë dhe të jetojnë me dinjitet.
“Do të bëjmë ekonomi për jetën dinjitoze për qytetarët. Duhet të kemi qytetarë ekonomikisht të kënaqur. Me të gjitha politikat, me aspekte financiare të stabilizuara, me miq në mbarë botën, me fondet e BE-së, do ta ngrisim standardin”, tha ai.