Kontejnerë të shumtë bllokohen në Britani, frikë për krizë në Krishtlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numër i madh kontejnerësh janë bllokuar në portin britanik të Felixstowes, duke ngritur shqetësimet se shteti mund të përballet me mungesë të mallrave në periudhën e rëndësishme të para Kërshëndellave. Bllokada në portin që pret rreth 36-përqindëshin e gjithë numrit të kontejnerëve në Britani, besohet se është shkaktuar si pasojë e mungesës së shoferëve të kamionëve. Për këtë arsye, kompania e njohur e dërgesës së mallrave “Maersk” ka drejtuar anijet drejt porteve të tjera.

Qeveria britanike ka insistuar se situata është përmirësuar dhe se britanikët do të kenë gjërat e nevojshme për Kërshëndella. Ka adresuar ndërkaq thirrje që qytetarët të mos nisin blerjet nga paniku për mungesë. Efektet e para të krizës janë vërejtur me kolonat e gjata të veturave të mbledhura para pikave të karburanteve para disa javësh dhe me raftet e zbrazëta në dyqanet ushqimore në gjithë Britaninë e Madhe. Bllokada e fundit e mallrave është shkaktuar si një kombinim mes procesit të Brexitit dhe pandemisë së koronavirusit. Të dyja bashkë kanë shtyrë punëtorët nga vendet e Bashkimit Evropian që të ikin nga Britania e Madhe.

Share This Article